𝑯𝒖𝒍𝒖𝒎𝒕𝒊𝒎𝒊 ‘’𝑵𝑫𝑹𝒀𝑺𝑯𝑰𝑴𝑬𝑻 𝑲𝑳𝑰𝑴𝑨𝑻𝑰𝑲𝑬 ’’

𝘏𝘶𝘭𝘶𝘮𝘵𝘪𝘮𝘪 “𝘕𝘥𝘳𝘺𝘴𝘩𝘪𝘮𝘦𝘵 𝘬𝘭𝘪𝘮𝘢𝘵𝘪𝘬𝘦” 𝘶 𝘳𝘦𝘢𝘭𝘪𝘻𝘶𝘢 𝘱𝘦̈𝘳𝘮𝘦𝘴 𝘢𝘯𝘨𝘢𝘻𝘩𝘪𝘮𝘪𝘵 𝘵𝘦̈ 𝘧𝘦̈𝘮𝘪𝘫𝘦̈𝘷𝘦 𝘵𝘦̈ 𝘨𝘳𝘶𝘱𝘪𝘵 𝘵𝘦̈ 𝘈𝘴𝘢𝘮𝘣𝘭𝘦𝘴𝘦̈ 𝘒𝘰𝘮𝘶𝘯𝘢𝘭𝘦 𝘵𝘦̈ 𝘍𝘦̈𝘮𝘪𝘫𝘦̈𝘷𝘦 𝘵𝘦̈ 𝘗𝘳𝘪𝘻𝘳𝘦𝘯𝘪𝘵.

 

𝘘𝘦̈𝘭𝘭𝘪𝘮𝘪 𝘪 𝘩𝘶𝘭𝘶𝘮𝘵𝘪𝘮𝘪𝘵 𝘦̈𝘴𝘩𝘵𝘦̈ 𝘩𝘶𝘭𝘶𝘮𝘵𝘪𝘮𝘪 𝘥𝘩𝘦 𝘴𝘩𝘱𝘫𝘦𝘨𝘪𝘮𝘪 𝘪 𝘬𝘰𝘯𝘤𝘦𝘱𝘵𝘪𝘵 𝘵𝘦̈ 𝘕𝘥𝘳𝘺𝘴𝘩𝘪𝘮𝘦𝘷𝘦 𝘬𝘭𝘪𝘮𝘢𝘵𝘪𝘬𝘦 𝘱𝘦̈𝘳 𝘢𝘯𝘦̈𝘵𝘢𝘳𝘦̈𝘵 𝘦 𝘈𝘴𝘢𝘮𝘣𝘭𝘦𝘴𝘦̈ 𝘒𝘰𝘮𝘶𝘯𝘢𝘭𝘦 𝘵𝘦̈ 𝘍𝘦̈𝘮𝘪𝘫𝘦̈𝘷𝘦 (𝘈𝘒𝘍) 𝘯𝘦̈ 𝘗𝘳𝘪𝘻𝘳𝘦𝘯.

 

𝘏𝘶𝘭𝘶𝘮𝘵𝘪𝘮𝘪 𝘳𝘦𝘢𝘭𝘪𝘻𝘰𝘩𝘦𝘵 𝘴𝘪 𝘢𝘬𝘵𝘪𝘷𝘪𝘵𝘦𝘵 𝘪 𝘱𝘳𝘰𝘫𝘦𝘬𝘵𝘪𝘵 “𝘘𝘦𝘷𝘦𝘳𝘪𝘴𝘫𝘢 𝘦 𝘵𝘦̈ 𝘋𝘳𝘦𝘫𝘵𝘢𝘷𝘦 𝘵𝘦̈ 𝘍𝘦̈𝘮𝘪𝘫𝘦̈𝘷𝘦”, 𝘪𝘮𝘱𝘭𝘦𝘮𝘦𝘯𝘵𝘶𝘢𝘳 𝘯𝘨𝘢 𝘰𝘳𝘨𝘢𝘯𝘪𝘻𝘢𝘵𝘢 𝘕𝘦𝘷𝘰 𝘒𝘰𝘯𝘤𝘦𝘱𝘵𝘪 𝘯𝘦̈ 𝘱𝘢𝘳𝘵𝘯𝘦𝘳𝘪𝘵𝘦𝘵 𝘮𝘦 𝘚𝘢𝘷𝘦 𝘵𝘩𝘦 𝘊𝘩𝘪𝘭𝘥𝘳𝘦𝘯 𝘯𝘦̈ 𝘒𝘰𝘴𝘰𝘷𝘦̈.

Broshura "IDENTITETI I KOMUNITETIT ROM DHE ANTI-DISKRIMINIMI"

Broshura “Identiteti i Komunitetit Rom dhe Anti-Diskriminimi” është botuar në kuadër të projektit: ”Promovimi i diversitetit dhe gjuhës rome në komunën e Prizrenit dhe fushata ndergjegjësuese për luftimin e diskriminimit” të zbatuar nga koalicioni i organizatave rome Nevo Koncepti, Durmish Aslano dhe Romtegra dhe të mbështetur nga Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianve. 

Broshura “Çka të bëjmë në kohën e lirë”

Nevo Koncepti në kuadër të projektit Qeverisja e të Drejtave të Fëmijëve zhvillon fushatën “Çka të bëjmë në kohën e lirë”. Fushata zhvillohet nga Asambleja Komunale e Fëmijëve në bashkëpunim me stafin e projektit.Nevo Koncepti zbaton projektin “Qeverisja e të Drejtave të Fëmijëve’’ në partneritet me Save the Children in Kosovo dhe SIDA. Broshurën mund ta shikoni në gjuhën përkatëse, duke klikuar mbi linkun përkatës.

Në kuadër të projektit “Qeverisja e të Drejtave të Fëmijëve” zhvillohet fushata “Çka të bëjmë në kohën e lirë”

Nevo Koncepti në kuadër të projektit Qeverisja e të Drejtave të Fëmijëve zhvillon fushatën “Çka të bëjmë në kohën e lirë”. Fushata zhvillohet nga Asambleja Komunale e Fëmijëve në bashkëpunim me stafin e projektit.Nevo Koncepti zbaton projektin “Qeverisja e të Drejtave të Fëmijëve’’ në partneritet me Save the Children in Kosovo dhe SIDA. Broshurën mund ta shikoni në gjuhën përkatëse, duke klikuar mbi linkun përkatës.

Hulumtimi “Pjesëmarrja e fëmijëve në vendimarrje”

Hulumtimi “Pjesëmarrja e fëmijëve në vendimarrje” u realizua përmes angazhimit të fëmijëve të grupit të Asamblesë Komunale të Fëmijëve të Prizrenit. Qëllim i hulumtimit është analiza dhe trajtimi i nivelit të pjesëmarrjes së fëmijëve në vendimarrje, me fokus të veçantë në Komunën e Prizrenit. Hulumtimi realizohet si komponentë e projektit “Qeverisja e të Drejtave të Fëmijëve”. Hulumtimi u mundësua nga organizata Nevo Koncepti në partneritet me Save the Children në Kosovë. Hulumtimin mund ta lexoni duke klikuar në linkun përkatës:

Hulumtimi “Dhuna Psikologjike në Shkolla”

Hulumtimi “Dhuna Psikologjike në Shkolla” u realizua përmes angazhimit të fëmijëve të grupit të Asamblesë Komunale të Fëmijëve – Prizren. Objektivi i hulumtimit është të kuptohet më mirë situata e të drejtave të fëmijeve në shkolla. Hulumtimi realizohet si komponent i projektit “Qeverisja e të Drejtave të Fëmijëve”. Hulumtimi u mundësua nga organizata Nevo Koncepti në partneritet me Save the Children në Kosovë. Hulumtimin mund ta lexoni duke klikuar në linkun përkatës:

Rezultatet e pyetësorit në projektin CDBE

Në kuadër të projektit “Përkrahja e Edukimit të Rregullt të Fëmijëve të Komuniteteve Minoritare dhe të Riatëdhesuar në Prizren dhe Gjakovë” në pyetësorin e përpiluar kemi mbledhur përgjigje nga prindërit e fëmijëve që ndjekin shkollat tona partnere, mësuesit dhe drejtorët e këtyre shkollave, lidhur me rrjedhën e projektit dhe me qëllim të nxjerrjes së shifrave të prekshme në lidhje me progresin e arritur deri tani. Në ketë dokument keni mundësi që të shifni rezultatet e pyetësorit i cili është plotësuar nga ana e Prindërve, Mësimdhënësve dhe Drejtorëve të shkollave partnere të projektit në Prizren dhe Gjakovë. Në këtë pyetësor janë përgjigjur 83 respodentë në total, prej të cilëve 59 prindër dhe 24 mësimdhënës dhe drejtorë të shkollave. Rezultatet e pyetësorit në projektin CDBE mund t’i lexoni në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze, duke klikuar në linkun përkatës:

Libri përmbledhës i aktiviteteve të projektit SoRi

Nevo Koncepti ka publikuar librin përmbledhës të aktiviteteve të zhvilluara në kuadër të projektit “Përfshirja sociale e grupeve të margjinalizuara në Komunën e Prizrenit” (SoRi). Ky projekt mbështetet nga Qeveria Gjermane përmes Agjencionit Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH. Libri i titulluar: “Përfshirja sociale e grupeve të margjinalizuara në Komunën e Prizrenit”, përmbledhë të gjitha aktivitetet e zhvilluara në kuadër të projektit, që nga fillimi i tij në muajin qershor 2017.

Broshura për promovimin e të drejtave të fëmijëve

Në kuadër të projektit “Qeverisja e të drejtave të fëmijëve” me Asamblenë Komunale të Fëmijëve është përpiluar broshura për promovimin e të drejtave të fëmijëve. Vizatimet dhe mbishkrimet në broshurë janë punë e përfaqësuesve nga Asambleja Komunale e Fëmijëve. Projekti “Qeverisja e të drejtave të fëmijëve” implementohet nga Nevo Koncepti në partneritet me Save the Children International në Kosovë. Broshurat mund t’i lexoni në disa gjuhë, duke klikuar në linkun përkatës:

Doracaku për të drejtat e të rinjve të komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian

Doracaku për të drejtat e të rinjve të komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Komunën e Prizrenit. Adresimi i shqetësimeve dhe kërkesave të nxënësve të shkollave të mesme dhe studentëve të universiteteve publike dhe private.

Analiza e gjendjes aktuale të punëtorëve të komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian

Ky dokument ka për qëllim të identifikojë punëtorët dhe punëkërkuesit e komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian, të jetë një analizë e gjendjes aktuale duke përmbledhur nevojat dhe kërkesat e këtij komuniteti karshi kërkesave të tregut të punës në Komunën e Prizrenit, si dhe të jap rekomandime se si mund të lehtësohet qasja e tyre në një vend të punës, involvimi në sindikatat ekzistuese si dhe mënyrat dhe rekomandimet se si do të mund të përmirësoheshin kushtet e punës për këta pjesëtarë të këtij komuniteti.

Përmbledhja e Rregullores për riintegrimin e personave të riatdhesuar

Kjo broshurë ofron një përmbledhje të Rregullores për riintegrimin e personave të riatdhesuar. Qëllimi i kësaj Rregulloreje është riintegrimi i qëndrueshëm i personave të riatdhesuar përmes përcaktimit të përgjegjësive institucionale, kritereve dhe procedurave për përfitim nga skemat e riintegrimit.

Libri i projektit “Promovimi i Integrimit të komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Komunën e Suharekës dhe të Pejës”

Ky publikim është pjesë e projektit “Promovimi i Integrimit të komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Komunën e Suharekës dhe të Pejës”. Projekti ka për qëllim të kontribuojë në zbatimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit për integrimin e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian duke ua përmirësuar qasjen në arsim, shëndetësi dhe shërbime sociale.