Organizata Jo-Qeveritare

Hulumtimi “Pjesëmarrja e fëmijëve në vendimarrje”

Hulumtimi “Pjesëmarrja e fëmijëve në vendimarrje” u realizua përmes angazhimit të fëmijëve të grupit të Asamblesë Komunale të Fëmijëve të Prizrenit.
Qëllim i hulumtimit është analiza dhe trajtimi i nivelit të pjesëmarrjes së fëmijëve në vendimarrje, me fokus të veçantë në Komunën e Prizrenit.
Hulumtimi realizohet si komponentë e projektit “Qeverisja e të Drejtave të Fëmijëve”. Hulumtimi u mundësua nga organizata Nevo Koncepti në partneritet me Save the Children në Kosovë.

Hulumtimin mund ta lexoni duke klikuar në linkun përkatës:

Shqip

English

Dokumentari “Përkrahja e Edukimit të Rregullt të Fëmijëve të Komuniteteve Minoritare dhe të Riatdhesuar në Prizren dhe Gjakovë”

Hulumtimi “Dhuna Psikologjike në Shkolla”

Hulumtimi “Dhuna Psikologjike në Shkolla” u realizua përmes angazhimit të fëmijëve të grupit të Asamblesë Komunale të Fëmijëve – Prizren. Objektivi i hulumtimit është të kuptohet më mirë situata e të drejtave të fëmijeve në shkolla. Hulumtimi realizohet si komponent i projektit “Qeverisja e të Drejtave të Fëmijëve”. Hulumtimi u mundësua nga organizata Nevo Koncepti në partneritet me Save the Children në Kosovë.

Hulumtimin mund ta lexoni duke klikuar në linkun përkatës:

Shqip

Serbisht

Turqisht

 

 

Broshura për promovimin e të drejtave të fëmijëve

Në kuadër të projektit “Qeverisja e të drejtave të fëmijëve” me Asamblenë Komunale të Fëmijëve është përpiluar broshura për promovimin e të drejtave të fëmijëve.
Vizatimet dhe mbishkrimet në broshurë janë punë e përfaqësuesve nga Asambleja Komunale e Fëmijëve.
Projekti “Qeverisja e të drejtave të fëmijëve” implementohet nga Nevo Koncepti në partneritet me Save the Children International në Kosovë.

Broshurat mund t’i lexoni në disa gjuhë, duke klikuar në linkun përkatës:

Shqip

Bosanski

Turkce

Romani

English

Rezultatet e pyetësorit në projektin CDBE

Në kuadër të projektit “Përkrahja e Edukimit të Rregullt të Fëmijëve të Komuniteteve Minoritare dhe të Riatëdhesuar në Prizren dhe Gjakovë” në pyetësorin e përpiluar kemi mbledhur përgjigje nga prindërit e fëmijëve që ndjekin shkollat tona partnere, mësuesit dhe drejtorët e këtyre shkollave, lidhur me rrjedhën e projektit dhe me qëllim të nxjerrjes së shifrave të prekshme në lidhje me progresin e arritur deri tani.

Në ketë dokument keni mundësi që të shifni rezultatet e pyetësorit i cili është plotësuar nga ana e Prindërve, Mësimdhënësve dhe Drejtorëve të shkollave partnere të projektit në Prizren dhe Gjakovë.

Në këtë pyetësor janë përgjigjur 83 respodentë në total, prej të cilëve 59 prindër dhe 24 mësimdhënës dhe drejtorë të shkollave.

Rezultatet e pyetësorit në projektin CDBE mund t’i lexoni në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze, duke klikuar në linkun përkatës:

Rezultatet e pyetesorit

Results-of-questionnaire

Libri përmbledhës i aktiviteteve të projektit SoRi

Nevo Koncepti ka publikuar librin përmbledhës të aktiviteteve të zhvilluara në kuadër të projektit “Përfshirja sociale e grupeve të margjinalizuara në Komunën e Prizrenit” (SoRi). Ky projekt mbështetet nga Qeveria Gjermane përmes Agjencionit Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.

Libri i titulluar: “Përfshirja sociale e grupeve të margjinalizuara në Komunën e Prizrenit”, përmbledhë të gjitha aktivitetet e zhvilluara në kuadër të projektit, që nga fillimi i tij në muajin qershor 2017.

Shkarko Librin

Dokumentari “Riintegrimi i Personave të Riatdhesuar”

Doracaku për të drejtat e të rinjve të komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian

Doracaku për të drejtat e të rinjve të komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Komunën e Prizrenit. Adresimi i shqetësimeve dhe kërkesave të nxënësve të shkollave të mesme dhe studentëve të universiteteve publike dhe private.

Shkarko Doracakun

Analiza e gjendjes aktuale të punëtorëve të komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian

Ky dokument ka për qëllim të identifikojë punëtorët dhe punëkërkuesit e komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian, të jetë një analizë e gjendjes aktuale duke përmbledhur nevojat dhe kërkesat e këtij komuniteti karshi kërkesave të tregut të punës në Komunën e Prizrenit, si dhe të jap rekomandime se si mund të lehtësohet qasja e tyre në një vend të punës, involvimi në sindikatat ekzistuese si dhe mënyrat dhe rekomandimet se si do të mund të përmirësoheshin kushtet e punës për këta pjesëtarë të këtij komuniteti.

Shkarko Analizën

Përmbledhja e Rregullores për riintegrimin e personave të riatdhesuar

Kjo broshurë ofron një përmbledhje të Rregullores për riintegrimin e personave të riatdhesuar. Qëllimi i kësaj Rregulloreje është  riintegrimi i qëndrueshëm i personave të riatdhesuar përmes përcaktimit të përgjegjësive institucionale, kritereve dhe procedurave për përfitim nga skemat e riintegrimit.

Shkarko Broshurën

Libri i projektit “Promovimi i Integrimit të komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Komunën e Suharekës dhe të Pejës”

Ky publikim është pjesë e projektit “Promovimi i Integrimit të komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Komunën e Suharekës dhe të Pejës”. Projekti ka për qëllim të kontribuojë në zbatimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit për integrimin e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian duke ua përmirësuar qasjen në arsim, shëndetësi dhe shërbime sociale.

Shkarko Librin